”Bordi i Paqes”, Paskal Milo thirrje qeverisë: Kujdes me detyrimet ndaj BE-së

”Bordi i Paqes”, Paskal Milo thirrje qeverisë: Kujdes me detyrimet ndaj BE-së

Ish-ministri i Jashtëm, Paskal Milo bën thirrje për modesti dhe kujdes diplomatik lidhur me ftesën e Shqipërisë për t’u bërë pjesë e iniciativës ndërkombëtare “Bordi i Paqes” nga Presidenti i Amerikës, Donald Trump. Ai u shpreh skeptik ndaj idesë se kjo ftesë përbën ndonjë status special për Tiranën zyrtare. “Është shumë mirë që Shqipëria është në këtë organizim ndërkombëtar. Por Shqipëria është një nga 60 vendet që janë ftuar. Nuk kemi të bëjmë me raporte privilegji. Duhet të jemi më modestë në trajtimin e ftesës që na është bërë”,-theksoi ish-shefi i diplomacisë shqiptare. Pika më delikate e diskutimit ishte balanca e Shqipërisë mes aleatit strategjik SHBA dhe aspiratës për në BE. Milo solli në vëmendje deklaratën e Von der Leyen, duke nënvizuar se Evropa ndodhet...