Bordi i Paqes në Kuvend/ Bardhi për Ramën: E quajti Trumpin ‘turpi i njerëzimit’, sot bën propagandë

Bordi i Paqes në Kuvend/ Bardhi për Ramën: E quajti Trumpin ‘turpi i njerëzimit’, sot bën propagandë

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, akuzoi drejtuesin e seancës dhe mazhorancën për shkelje të hapur të rregullores parlamentare dhe mungesë respekti ndaj Kushtetutës, ligjit dhe procedurave. Bardhi theksoi se mbledhja e Kuvendit është thirrur në kundërshtim me rregulloren, pa njoftimin e detyrueshëm paraprak, ndërsa sipas tij, kjo bëhet për interesa propagandistike të Kryeministrit dhe për të zhurmuar çështjet që lidhen me Gjykatën Kushtetuese dhe aferat korruptive të Belinda Ballukut. Ai deklaroi se opozita është kundër shqyrtimit të përshpejtuar të projektligjit për ratifikimin e ‘Bordit të Paqes’ duke e cilësuar këtë proces si një tjetër shkelje flagrante të rregullave themelore të shtetit të së drejtës. “Pse do duhet ju të shkelni rregulloren? Pse nuk e nisët ju,...