Bordi i Paqes/ Ish-ministri i Jashtëm Bumçi: Rama e përdor UÇK-në për t’u ngritur vetë te ndërkombëtarët
Ish-ministri i Jashtëm, Aldo Bumçi, i ftuar në nje emision televiziv, u shpreh se kryeministri Edi Rama e ngriti çështjen e UÇK-së në fjalimin e tij në “Bordin e Paqes” për t’u ngritur vetë te ndërkombëtarët. “Nisma në vetvete ka shumë çështje të paqarta, me mënyrën si krijohen organizatat ndërkombëtare, por ne me Kosovën duhet të marrim pjesë dhe kjo nuk ka diskutim. Ne nuk humbim apo rrezikojmë, mbajmë gjallë një partneritet jetik për ne”, tha fillimisht Bumçi. Sipas tij, kryeministri Edi Rama bëri shumë mirë që ngriti edhe çështjen e ish-liderëve të UÇK-së, “por pyetja është çfarë efekti ka?”. “A është mënyra e duhur se si u ngrit dhe a duhet të ketë një punë parapërgatitore që bëhet edhe në nivele të tjera? Kjo...
Burimi:
sot.com.al