Bordi i Paqes/ Gazetari, jep detaje: Ja cili ishte qëllimi kryesor i pjesëmarrjes së Ramës
Gazetari Lutfi Dervishi komentoi pjesëmarrjen e kryeministrit Edi Rama në ceremoninë e inaugurimit të Bordit të Paqes që u mbajt sot në Uashington. I ftuar ne nje studio televizive ai shpjegoi edhe qëllimin e pjesëmarrjes së kreut të qeverisë shqiptare. Sipas tij, Rama shfrytëzoi dy minutat që kishte në dispozicion, por i shfrytëzoi maksimalisht për të përcjellë mesazhin e tij. “Domethënë e ndoqa pothuajse të gjithën aktivitetin. Fokusi ishte te Gaza. Ajo çfarë mund të thuhet në këtë kontekstin tonë është që kryeministrit i duheshin dy minuta, i mori, i shfrytëzoi dhe i arriti. Domethënë te pjesa e Gazës duke përdorur dhe fjalën Inshallah dhe duke u përqendruar te fëmijët e Gazës, tek etiketimi i Hamasit”, u shpreh Dervishi. Në këndvështrimin e tij kryeministri Rama...
Burimi:
sot.com.al