Bora zbardh Korçën dhe Pogradecin, përmbytje dhe rrëshqitje dherash në disa zona

Bora zbardh Korçën dhe Pogradecin, përmbytje dhe rrëshqitje dherash në disa zona

FOTO ILUSTRUESE KORÇË-Juglindja e vendit është zgjuar e zbardhur nga reshjet e dëborës. Reshjet janë të pranishme në të gjitha bashkitë e qarkut Korçë, ndërsa intensiteti më i lartë raportohet në Dardhë, Voskopojë, Ersekë dhe në Qafë Thanë. Bashkia KolonjëReshjet e borës kanë nisur rreth orës 03:30, me intervale. Qarkullimi në akset Ersekë–Leskovik dhe Ersekë–Korçë vijon normal, ndërsa borëpastrueset janë në terren. Në zonën e quajtur “Gropat e Gëlqeres”, rreth 5 km nga Erseka në aksin Ersekë–Leskovik, është konstatuar rrëshqitje e pjesshme e rrugës; është vendosur sinjalistikë dhe shërbimet e policisë janë të pranishme për orientimin e drejtuesve të mjeteve. Hidrovori i TushemishtitVijon puna me tre pompa, ndërsa një pompë është jashtë funksionit. Niveli i ujit mbetet i lartë, por situata është nën kontroll dhe po monitorohet në...