Bora bllokon pikën kufitare të Qafë Thanës, ‘paralizohet’ qarkullimi i kamionëve drejt Maqedonisë së Veriut

Bora bllokon pikën kufitare të Qafë Thanës, ‘paralizohet’ qarkullimi i kamionëve drejt Maqedonisë së Veriut

Në pikën e kalimit kufitar të Qafë Thanës, mësohet se është ndaluar qarkullimi i kamionëve për shkak se po punohet me borëpastruese në segmentin hyrës drejt Maqedonisë së Veriut. Kjo ndërhyrje do të jetë për pak orë, çka deri më tani ka sjellë ndalimin e kamionëve. Me përfundimin e ndërhyrjes nga borëpastrueset do të rinisë qarkullimi edhe për këto mjete të tonazhit të rëndë. Top Channel