Blushi: SHBA kërkon luftë kundër karteleve, qeveria e Ramës po hap rrugën e drogës
Debat i ashpër u zhvillua në Komisionin e Ligjeve gjatë shqyrtimit të projektligjit “Për kontrollin e lëndëve narkotike”, ku deputeti i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi u përplas me zv/ministren e Shëndetësisë, Eugena Tomini. Blushi akuzoi qeverinë se po tenton të legalizojë importin e drogës përmes ligjit, duke e cilësuar nismën si përpjekje për të ligjëruar trafikun. Sipas tij, “narkoshteti ka vendosur të legalizojë me ligj importin e drogës”, ndërsa shtoi se “kreu i narkoshtetit ka sjellë për miratim një ligj për kontrollin e lëndëve narkotike, kur ai vetë akuzohet si përdorues”. Deputeti vijoi akuzat duke deklaruar se “kreu i organizatës paska vendosur me ligj të kontrollojë trafikun e drogës”, ndërsa kërkoi transparencë të plotë mbi zbatimin e ligjit. Blushi pyeti konkretisht se cilat janë...
Burimi:
gijotina.com