Bllokohet kamioni me 30 tonë misër në Fier, Policia: Ishte pa faturë! Shoferi: E bleva në Sarandë

Bllokohet kamioni me 30 tonë misër në Fier, Policia: Ishte pa faturë! Shoferi: E bleva në Sarandë

PAMJE NGA KAMIONI FIER-Një kamion i ngarkuar me 30 tonë misër është bllokuar nga Policia e Fierit për shkak të mungesës së dokumentacionit të blerjes dhe tregtimit të mallit. Aksioni është kryer nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, të cilat referuan materialet në Prokurori. Mësohet se tregtari e kishte blerë drithin nga fermerët në zonën e Sarandës dhe pritej ta hidhte në treg. “Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Fier referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin F. Sh., 61 vjeç, banues në Kavajë, pasi nga kontrolli në automjetin që ai drejtonte, në aksin rrugor “Levan-Tepelenë”, u konstatua se transportonte rreth 30 ton drithë (misër), pa faturë. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të...