Bllokohet autostrada Tiranë-Durrës, devijon rruga edhe nga jugu në drejtim të kryeqytetit
pamje nga autostrada TIRANË-Reshjet e dendura shiu mëngjesin e 6 janarit kanë shkaktuar problematika të shumta në disa qarqe të vendit. Qarkullimi i mjeteve është vështirësuar si pasojë e prezencës së ujit në rrugë, gjë që ka sjellë devijim të lëvizjes. Policia e Shtetit ka bërë apel për kujdes në rrugë pas përmbytjes në autostradën Tiranë-Durrës. Pranë hyrjes së qytetit bregdetar, ka prezencë të lartë të ujit në të dyja anët e lëvizjes çka e bën të pamundur qarkullimin normal të makinave. Për në Durrës, kalimi do të bëhet nga rruga e universitetit, në drejtim të Spitallës dhe në rrugën “Tiranë–Elbasan–Rrogozhinë. Ndërkohë automjetet që vijnë nga jugu në drejtim të Tiranës, të qarkullojnë nga Rruga e Plepave për në Ndroq dhe nga rruga “Rrogozhinë–Elbasan–Tiranë”. Njoftimi i...
Burimi:
zeri.ai