Bllokimi i vazhdueshëm i foltores nga PD, shtyhet për orët e pasdites votimi për amnistinë, duhen 84 vota
Kuvendi pritet të rimblidhet përsëri në orën 18:30 për të votuar rendin e ditës. Pak më herët, kryetari i Kuvendit Niko Peleshi, pasi ndërpreu seancën si pasojë e bllokimit të foltores nga deputetët e PD-së, tha se votimi do të ndodhte pas 5 minutash. Kalimi direkt në votim u kërkua nga kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, pasi nuk po gjendej gjuha e përbashkët për të vijuar seanca në mënyrë normale. Sakaq, gazetari Muhamed Veliu mëson se pika e rendit të ditës për amnistinë, e cila kërkon 84 vota, do të shqyrtohet dhe votohet në orën 18:30.
Burimi:
sot.com.al