Bllokimi i rrugës kombëtare Librazhd-Përrenjas, reagon shoqëria civile: Kërkohet ndërhyrje urgjente

Bllokimi i rrugës kombëtare Librazhd-Përrenjas, reagon shoqëria civile: Kërkohet ndërhyrje urgjente

Përfaqësues të shoqërisë civile në Korçë kanë dalë sot me një deklaratë publike lidhur me situatën e rënduar të krijuar nga dëmtimi i aksit rrugor Pogradec–Librazhd, duke kërkuar reagim të menjëhershëm institucional dhe mbështetje konkrete nga pushteti qendror. Ata kërkojnë hartimin e një rezolute të përbashkët që do t’i drejtohet qeverisë, me qëllim ndërhyrjen urgjente për zgjidhjen e situatës. Sipas tyre, bllokimi dhe dëmtimi i këtij aksi ka paralizuar lëvizjen e qytetarëve, ka dëmtuar ekonominë lokale dhe ka krijuar vështirësi serioze për transportin e mallrave dhe shërbimeve. Njëkohësisht, përfaqësuesit njoftuan se do t’i drejtojnë një letër të hapur qeverisë, ku do të paraqiten kërkesat dhe shqetësimet e qytetarëve. Nëse nuk do të ketë reagim konkret, më datë 2 do të organizohet një protestë paqësore para...