Bllokimi i autorizimit për heqjen e imunitetit, SPAK paralajmëron shtyrjen e hetimeve me dy vite për Belinda Ballukun
Tensionet politike dhe institucionale janë shtuar pas kërkesës së Prokurorisë së Posaçme (SPAK) për arrestimin e deputetes dhe ish-zv/kryeministres Belinda Balluku, ndërsa procedura parlamentare për heqjen e imunitetit të saj po shkon drejt limiteve kohore. SPAK paralajmëroi këtë të premte se çështjet më komplekse hetimore mund të zgjasin përtej afatit standard prej 6 muajsh, duke u shtrirë deri në 2 vite. Sipas institucionit të drejtësisë, këto dosje trajtohen nga një prokuror i posaçëm dhe dy hetues, për të garantuar analizë më të thelluar dhe hetim të specializuar. “Çështjet komplekse zgjaten përtej afatit prej 6 muajsh deri në 2 vjet. Për t’i përfunduar këto çështje angazhohet një prokuror i posaçëm dhe dy hetues”, nënvizoi dje SPAK gjatë një reagimi të shpërndarë në rrjetet sociale. Por ky...
Burimi:
sot.com.al