Bllokime rrugore në Shkodër, mbi 200 mjete të ndaluara nga dëbora dhe ngricat

Bllokime rrugore në Shkodër, mbi 200 mjete të ndaluara nga dëbora dhe ngricat

Gjatë orëve të fundit, disa familje, përfshirë edhe fëmijë, kanë mbetur të bllokuara në segmente të ndryshme rrugore në Qarkun e Shkodrës, për shkak të reshjeve të dendura dhe ngricave që po rëndojnë qarkullimin. Sipas raportimeve nga terreni, bllokime janë evidentuar nga zona e Bunit të Bajraktarit deri në drejtim të qytetit të Koplikut, ku aktualisht mbi 200 mjete po përpiqen të lëvizin. Reshjet e alternuara të breshërit me dëborë dhe ngricat e formuara kanë vështirësuar ndjeshëm qarkullimin. Nga informacionet e fundit, aksi rrugor Qafë Thore–Bogë është zhbllokuar dhe qarkullimi po zhvillohet normalisht. Ndërkohë, aksin Selcë–Qafë Berdelëci po e pengojnë ngricat e shumta, duke detyruar disa automjete të kthehen në fshatin Tamare. Në terren ndodhen shërbimet e Policisë Rrugore dhe mjetet borëpastruese, në koordinim të...