Blinte armë në Amerikë për t’i shitur në Angli, dënohet 19-vjeçari shqiptar, i përfshirë edhe në shitje droge
Një 19-vjeçar shqiptar është dënuar në Britaninë e Madhe pasi tentoi të importonte armë zjarri nga SHBA dhe rezultoi i përfshirë edhe në aktivitet kriminal me drogë. Bëhet fjalë për Henri Nikollin, i cili u dënua me 6 vite e 3 muaj burg nga drejtësia britanike. Sipas hetimeve, i riu kishte porositur nga SHBA një paketë të maskuar si “kit trajnimi për qen”, por që në fakt përmbante një pistoletë 9 mm dhe pajisje për armë zjarri. Paketa u zbulua nga autoritetet amerikane dhe u bllokua. Nikolli u arrestua në prill 2025 në Hertfordshire, ndërsa kontrolli në banesën e tij zbuloi një arsenal të rrezikshëm: tre armë zjarri antike të modifikuara për municione moderne; municione dhe mjete për përshtatjen e armëve dhe thika dhe pajisje...
Burimi:
top-channel.tv