Bizneset në kaos! Sistemi Self-Care në e-Albania paralizon aktivitetin prej javësh, asnjë reagim nga financat dhe AKSHI
Prej më shumë se dy javësh bizneset po përballen me probleme të shumta në mbarëvajtjen e aktivitetit të tyre për shkak të mosfunksionimit të sistemit self-care, që menaxhohet nga E-Albania. Edhe gjatë ditës së sotme, ekonomistët e subjekteve raportojnë vështirësi në hyrjen në këtë sistemi, që bie shumë shpesh. Gjatë ditës së djeshme Aleanca e Profesionistëve të Lirë (APL) , që përfaqëson anëtarë në sektorë të ndryshëm në Shqipëri, iu drejtua Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve (DPT) dhe Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) me një shkresë në lidhje me problematikat e përsëritura në sistemin e fiskalizimit, të cilat po sjellin bllokime serioze në aktivitetin ekonomik dhe rrisin riskun e penaliteteve ndaj bizneseve për shkaqe që nuk burojnë nga subjektet tatimpaguese. APL kërkoi zgjidhje,...
Burimi:
sot.com.al