BIRN: Vullneti politik i mazhorancës diktoi jetën parlamentare në vitin 2025
Në fund të sesionit parlamentar, me orientimin politik të kryeministrit, kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi refuzoi të mblidhte Këshillin e Mandateve për të vendosur mbi kërkesën e Prokurorisë së Posaçme për heqjen e imunitetit të deputetit zv.kryeministes Belinda Balluku, pavarësisht se kjo bie ndesh me Rregulloren e Kuvendit dhe praktikën parlamentare. Ky ishte akti i fundit në harkun e një viti, ku jeta parlamentare është diktuar gjithnjë e më shumë nga vullneti i kryeministrit Edi Rama dhe forca e kartonëve të mazhorancës së tij socialiste, ndërkohë që një sërë nismash ligjore u votuan në mënyrë të njëanshme dhe partitë opozitare u aneksuan edhe më tej në Parlament. Gjatë vitit 2025, Kuvendi i Shqipërisë përjetoi kalimin në një legjislaturë të re parlamentare për shkak të zgjedhjeve...
Burimi:
sot.com.al