BIRN: Shembjet në korridorin VIII dëshmojnë për ‘keqmenaxhimin’ si model qeverisje

BIRN: Shembjet në korridorin VIII dëshmojnë për ‘keqmenaxhimin’ si model qeverisje

Bllokimi prej dhjetë ditësh i Juglindjes së vendit si pasojë e shembjes së rrugës në një aks të Korridorit VIII ka sjellë sipas ekspertëve, dëme të pallogaritshme ekonomike dhe njerëzore në vendin ku kostot e ndërtimit të rrugëve janë më të lartat në rajon. Më 18 shkurt, qeveria shqiptare organizoi Ministerialin për Korridorin VIII me praninë e zyrtarëve shtetërore nga Italia, Maqedonia e Veriut, Bullgaria dhe Rumania. Ish-ministrja e Jashtme, Elisa Spiropali e cilësoi projektin si “aset strategjik për ndërlidhjen dhe sigurinë europiane” dhe rolin e Shqipërisë në këtë projekt si “një nga nyjet më të besueshme”. Por ende pa u zbehur shkëlqimi i fotove të aktivitetit, një prej akseve kryesore rrugore të tij, ai Librazhd-Pogradec, pësoi dëmtime të rënda duke bllokuar për gati dhjetë...