BIRN: Kur spektakli kalon vijën e kuqe, koncerti i Kanye West në Tiranë ngre pikëpyetje të shumta
Kanye West, reperi dhe producenti muzikor 48-vjeçar nga Shtetet e Bashkuara pritet të mbajë një koncert në Tiranë më 11 Korrik, si pjesë e turit të tij të vitit 2026. Ardhja e tij në Tiranë u njoftua nga kryeministri Rama në rrjetet sociale, njoftim i cili e përshkruan eventin si një koncert historik në kryeqytet. Përtej entuziazmit dhe famës ndërkombëtare të reperit amerikan, njoftimi mbi koncertin e tij në Tiranë ka ngjallur debat për shkak të deklaratave të vazhdueshme antisemitike, mohimin e Holokaustit dhe glorifikimin e Adolf Hitlerit që West ka bërë vazhdimisht. Disa nga datat e turit të tij në Europë janë anuluar pikërisht prej natyrës së deklaratave, me reagime të forta nga qeveritë e vendeve si Polonia apo Mbretëria e Bashkuar. Disa prej...
Burimi:
sot.com.al