BIRN: Dhjetëra faqe mashtruese në Maqedoninë e Veriut targetojnë lexuesit shqiptarë
Fenomeni i fabrikave të ‘lajmeve të rreme’ mori hov dhe u bë i njohur ndërkombëtarisht në vitin 2016, kur një qytet i vogël në Maqedoninë e Veriut u shndërrua në një nga epiqendrat e prodhimit të dezinformimit digjital gjatë zgjedhjeve presidenciale në SHBA. Në atë kohë, të rinj vendas zbuluan se mund të gjeneronin fitime të majme përmes Google AdSense, duke krijuar uebsajte me lajme të trilluara dhe sensacionale, kryesisht pro Donald Trump, të cilat u bënë virale në Facebook. Lajmet nuk kishin axhendë politike, por thjesht qëllim financiar. Episodi i vitit 2016 duket se ka lënë pas një ‘model biznesi’ në Maqedoninë e Veriut, që edhe pse ka ndryshuar formë, vijon të mbahet mbi lajmet e rreme apo titujt clickbait. BIRN gjeti mbi 25...
Burimi:
sot.com.al