Bilanci për janarin, tre aksidente çdo ditë, 149 persona të përfshirë
Mesatarisht çdo ditë gjatë këtij fillim viti janë shënuar 3 aksidente. Sipas të dhënave të INSTAT në muajin janar janë regjistruar 96 aksidente rrugore, në të cilat 149 persona kanë mbetur të aksidentuar, Shifër kjo e larte në vetvete por me një trend ulje nga viti i kaluar ku në të njëjtën periudhë u shënuan 30 aksidente më shumë. Edhe në këtë hark kohor të analizuar rezulton se pjesa dërrmuese e aksidenteve rrugore ndodhin si pasojë e sjelljes së drejtuesve të mjeteve si shpejtësia tej normave të lejuara, parakalimi i gabuar apo drejtimi i makinës nën efektin e alkoolit. Grup-mosha 25–34 vjeç paraqet numrin më të lartë të aksidenteve. Numri më i lartë i aksidenteve rrugore, sipas ditëve të javës, është shënuar ditën e premte ...
Burimi:
top-channel.tv