Bie në prangat e policisë i riu/ Qëlloi me automatik në drejtim të një servisi celularësh, pas sherrit me pronarin

Bie në prangat e policisë i riu/ Qëlloi me automatik në drejtim të një servisi celularësh, pas sherrit me pronarin

Zbardhet dhe dokumentohet ngjarja e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Babrru. Qëlloi me armë zjarri automatik në drejtim të një servisi celularësh, pas një konflikti për motive të dobëta me pronarin e tij, kapet dhe vihet në pranga 18-vjeçari. Gjendet dhe sekuestrohet arma e zjarrit e përdorur në ngjarje, së bashku me municion luftarak. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, pas marrjes së njoftimit se në Babrru një shtetas kishte qëlluar me armë zjarri në drejtim të një servisi celularësh, organizuan menjëherë një operacion policor për identifikimin, lokalizimin dhe kapjen e autorit. Nga veprimet hetimore u dokumentua se autori i dyshuar, shtetasi Rejsi Muca, 18 vjeç, pas një konflikti për motive të dobëta me pronarin e servisit, shtetasin Xh. I., ka qëlluar dy herë...