Bie në prangat e policisë 44-vjeçari/ Dyshohet se furnizonte me kokainë, zona të ndryshme të Tiranës
Dyshohet se furnizonte me kokainë zona të ndryshme të Tiranës, arrestohet një 44-vjeçar në Tiranë. Pas hekurave ra shtetasi me inicialet S. K., 44 vjeç, banues në Vorë. Gjatë kontrollit fizik, atij iu gjetën dhe iu sekuestruan 2 paketime me lëndë të dyshuar narkotike kokainë, me peshë të përgjithshme rreth 1 kg e 680 gramë. NJOFTIMI I POLICISE: Tiranë/Vijojnë goditjet e njëpasnjëshme ndaj veprimtarisë kriminale të furnizimit dhe shpërndarjes së drogave të forta. Finalizohet operacioni policor i koduar “Bulevardi”. Do të furnizonte dhe do të shpërndante lëndë narkotike kokainë në zona të ndryshme të Tiranës, evidentohet dhe vihet në pranga 44-vjeçari. Sekuestrohet një tjetër sasi e konsiderueshme lënde narkotike kokainë, me peshë 1 kg e 680 gramë. Gjatë fazave të operacionit të fundit të koduar...
Burimi:
sot.com.al