Bie alibia e Ramës/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri

Bie alibia e Ramës/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri

Kryeministri Edi Rama pretendoi se vala e protestave po dëmton turizmin dhe po sjell anulimet e para, por përvojat e vetë turistëve që i janë bashkuar protestuesve dhe agjencitë turistike dëshmojnë të kundërtën. Një video e publikuar në Instagram të dielën në darkë, ku një turist amerikan filmonte veten i buzëqeshur mes protestuesve në rrugët e Tiranës u pa më shumë se 280 mijë herë brenda 12 orëve. I riu në video është Gabriel Bolling, një 22 vjeçar nga Florida, i cili erdhi në Shqipëri në një udhëtim të planifikuar për të zbuluar vendin, por e pa veten të përfshirë nga entuziasmi i të rinjve shqiptarë që marshonin duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit dhe anulimin e një projekti masiv turistik në lagunën e mbrojtur të...