Betohen nëntë anëtarët e rinj të KQZ-së, për anëtarin e fundit Presidenca i është drejtuar Kushtetueses

Betohen nëntë anëtarët e rinj të KQZ-së, për anëtarin e fundit Presidenca i është drejtuar Kushtetueses

Nëntë anëtarët e rinj të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve kanë bërë betimin para presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani. KQZ-ja ka dhjetë anëtarë dhe kryetarin e saj, për anëtarin e fundit, Osmani i është drejtuar për sqarim Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.Anëtarët që dhanë betimin janë: Alban Krasniqi dhe Violeta Salihu nga Lëvizja Vetëvendosje, Ilir Gashi nga Partia Demokratike e Kosovës, Sami Hamiti nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Muharrem Nitaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Stefan Filipoviq nga Lista Serbe, Mufera Sinik nga partia turke KDTP, Delvir Tairi nga Koalicioni Vakat dhe Shukrije Stolla nga Partia Socialdemokrate e Ashaklinjve.“Presidentja Osmani u uroi suksese anëtarëve të rinj, duke vlerësuar faktin se sistemi jonë zgjedhor gjithmonë i ka kontribuar demokracisë në vend”, u tha në njoftimin e Presidencës...