Beteja me zjarret/ Rama: Shpërblim direkt me një pagë për ata që angazhohen! 4 helikopterë në dispozicion…

Beteja me zjarret/ Rama: Shpërblim direkt me një pagë për ata që angazhohen! 4 helikopterë në dispozicion…

Përballë rritjes së temperaturave dhe rrezikut të zjarreve, kryeministri Edi Rama thotë se i ka propozuar Këshillit të Ministrave që të gjithë forcat në varësi të Ministrisë së Mbrojtjes që janë angazhuar për shuarjen e zjarreve të shpërblehen menjëherë me një pagë shtesë. “I kam propozuar qeverisë që të gjitha forcave që i përkasin Ministrisë së Mbrojtjes të shpërblehen menjëherë dhe jo në fund me një pagë ekstra. U bëj thirrje edhe bashkive të bëjnë të njëjtën gjë për trupat e tyre në territor dhe ta bëjnë menjëherë, pa pritur të mbarojë e gjithë beteja”, tha Rama. Kryeministri tha se këtë vit Shqipëria hyn në sezonin e zjarreve me kapacitetet më të mëdha që ka pasur ndonjëherë. Sipas tij, vendi ka në gatishmëri katër helikopterë, që...