Besimtarët e Vaut të Dejës ndjekin ritualin e Udhës së Kryqit! Padër Mariano: Emigracioni, plaga më e rëndë

Besimtarët e Vaut të Dejës ndjekin ritualin e Udhës së Kryqit! Padër Mariano: Emigracioni, plaga më e rëndë

Besimtarët katolikë të dioqezës së Sapës morën pjesë në ritualin e “Udhës së Kryqit”, i cili përkujton vuajtjet e Krishtit deri në kryqëzim. Rituali u udhëhoq nga kreu aktual i dioqezës së Sapës, Padër Mariano Tarantino, i cili ftoi besimtarët që, në 14 ndalesat e Udhës së Kryqit, të reflektojnë mbi vuajtjet e Krishtit. Kreu i Kishës Katolike në zonën veriore të vendit tha se, ashtu siç kryqi rëndoi mbi Jezusin, ashtu edhe besimtarët në Shqipëri kanë kryqin e tyre, nën të cilin vuajnë nga fenomenet sociale që po rëndojnë mbi Shqipërinë dhe shqiptarët. ”E kanë kryqin e vet të moshuarit, që fëmijët i kanë në emigrim. Kryqin e vet e kanë studentët që studiojnë pa pasur një shpresë për punën dhe të ardhmen në...