Berlini rrëzon formulën Rama–Vuçiç, pa reforma nuk ka integrim ekonomik

Berlini rrëzon formulën Rama–Vuçiç, pa reforma nuk ka integrim ekonomik

Berlini rrëzon formulën Rama–Vuçiç, pa reforma nuk ka integrim ekonomik Gjermania, përmes deputetit Peter Beyer, refuzon qartë idenë e Ramës dhe Vuçiç për të përfituar nga tregu unik dhe hapësira Shengen pa përmbushur standardet demokratike. Gjermania nuk duket e bindur të blejë “rrugën e shkurtër” që dy ballkanasit Edi Rama dhe Aleksandër Vuçiç, po përpiqen t’i shesin Europës si gjoja një e mirë e përbashkët. Në një kohë kur testet themelore të demokracisë, zgjedhjet e ndershme, shteti i së drejtës dhe lufta reale kundër korrupsionit dhe krimit mbeten ende të papërfunduara, ideja për të hyrë me përfitime ekonomike në tregun unik europian shihet në Berlin më shumë si shmangie nga llogaridhënia, sesa si progres për t’u shpërblyer. Përgjigjja vjen e ftohtë dhe nuk lë shumë...