Berisha: Tryeza është e hapur! Të gjithë ata që e ndjenjë veten opozitarë, janë të mirëpritur
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është pyetur gjatë konferencës së sotme për refuzimin e bërë nga disa parti të reja opozitare, si Mundësia, Shqipëria Bëhet dhe Lëvizja Bashkë, për të marrë pjesë në tryezën e propozuar prej tij, e cila pritet të mbahet ditën e nesërme. Berisha u shpreh se nuk dëshiron të paragjykojë qëndrimet e tyre pa u zhvilluar më parë tryeza, duke lënë të hapur mundësinë që këto subjekte politike të ndryshojnë mendim. “A mund t’i paragjykoj unë ato pa u mbledhur tryeza? Po ja që mund të ndryshojnë mendim dhe pastaj ç’ngelet nga fjala ime. Prandaj dera është e hapur, tryeza është e hapur dhe të gjithë ata që e ndjejnë veten opozitarë janë të mirëpritur. Kjo ka vetëm një qëllim: një front sa më...
Burimi:
gijotina.com