Berisha thirrje policisë: Mos u bëni shërbëtor të kryeministrit
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka dalë në një deklaratë për mediat nga selia blu, ku u ka bërë thirrje forcave të policisë që të mos shndërrohen, sipas tij, në “shërbëtorë dhe ushtarë të kryeministrit”. Berisha deklaroi se përballja e protestuesve është me kryeministrin Edi Rama dhe jo me policinë, ndërsa kërkoi lirimin e menjëhershëm të 25 personave të shoqëruar gjatë protestës së sotme. “E garantoj që protestuesit do të përleshen me Edi Ramën, mos ndërse policinë kundër protestuesve, i bëj thirrje policëve mos u bëni ushtarë shërbëtorë të një njeriu që nuk ka ligje dhe as moral, mos u bëni shërbëtorë të një njeriu që çdo tullë të shtëpisë së tij e ka të vjedhur. Me këtë betejë, do të jetë kilometri ynë...
Burimi:
kohajone.com