Berisha: Spiropali kërkon debat në shpellën e mafies, kur Skënderbuçi i saj është Lubia me pantallona

Berisha: Spiropali kërkon debat në shpellën e mafies, kur Skënderbuçi i saj është Lubia me pantallona

Kreu i PD-së, Sali Berisha, bëri sot edhe një koment për debatin e brendshëm që ka lindur në Partinë Socialiste, pak pasi kreu i grupit Taulant Balla deklaroi se do merreshin masa e do diskutohej mungesa e ish-ministres Elisa Spiropali në seancën parlamentare ku mazhoranca mbrojti Belinda Ballukun, duke mos i hequr imunitetin dhe rrëzuar kërkesën e SPAK. Lideri i opozitës bëri batuta me kërkesën e Elisa Spiropalit, ndaj Ballës për mbledhjen e grupit dhe diskutime të hapura, duke nënvizuar se “nuk kërkohet debat i hapur në shpellën e mafias”. “Komenti im është ky, Elisa kërkon qiqra në hell. Elisa kërkon në shpellën e mafies debat të hapur. Pra, kjo është shprehja më e butë që mund të përdorja për kërkesat e Elisës. Kërkon debat...