Berisha: Shteti i përmbyti shqiptarët, bota pret nga PD zgjidhje për situatën dramatike

Berisha: Shteti i përmbyti shqiptarët, bota pret nga PD zgjidhje për situatën dramatike

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbajtur një fjalim të ashpër gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të PD-së, ku ka deklaruar se shqiptarët dhe partnerët ndërkombëtarë presin nga opozita një zgjidhje për situatën dramatike në vend. Në hapje të fjalës së tij, Berisha uroi deputetët dhe qytetarët për vitin e ri, por theksoi se Shqipëria e nisi këtë vit në një gjendje të rëndë krize, të shoqëruar nga përmbytje masive dhe dështim të shtetit për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve. Sipas tij, përmbytjet që prekën zona të gjera të vendit, nga Gjirokastra në Shkodër dhe veçanërisht qarkun e Durrësit, nuk ishin thjesht pasojë e kushteve atmosferike, por rezultat i drejtpërdrejtë i korrupsionit dhe keqqeverisjes. Berisha akuzoi qeverinë se jo vetëm nuk ishte mbështetje për...