Berisha: Rama ishte gati t’i ‘shkrinte’ plumb në vesh Belindës, por ajo ka genin terrorist

Berisha: Rama ishte gati t’i ‘shkrinte’ plumb në vesh Belindës, por ajo ka genin terrorist

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha thotë se Edi Rama po tërheq zvarrë Gjykatën Kushtetuese, ndaj ajo nuk po del me një vendim për çështjen e Belinda Ballukut. Në konferencë me gazetarët, Sali Berisha deklaroi se në dosjen e Belinda Ballukut në çdo tre reshta dy janë për Ramën, për këtë arsye po bllokon, sipas tij, edhe drejtësinë. Po ashtu, Sali Berisha deklaroi se “Belinda Balluku nuk bëhet kurban për Edi Ramën”. Kryedemokrati ka paralajmëruar më tej se nisur nga këto afera, Partia Demokratike do të organzojë një tjetër protestë që sipas tij do të jetë më e madhja që ka njohur Tirana dhe Shqipëria. Berisha: Tani do ta ndaj në dy aspekte. Çfarë tregon ky proces. Tregon tërheqjen zvarrë, se si Edi Rama tërheq zvarrë...