Berisha paralajmëron protestë tjetër, por nuk jep datën
Në përfundim të protestës së opozitës, nga selia e Partisë Demokratike të Shqipërisë, kryetari Sali Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama për përshkallëzim të situatës dhe sulm ndaj opozitës. Ndonëse skenari ishte pothuajse i njëjtë me ata të mëparshmit, Berisha e krahasoi protestën e sotme me lëvizjen e vitit 1991. Ai pretendoi se gjatë tubimit janë përdorur mjete të paligjshme kundër protestuesve dhe se, sipas tij, forcat e rendit kanë hedhur gaz edhe në territorin e selisë së PD-së. Berisha tha se Edi Rama ka ndërmarrë një akt të pashembullt duke sulmuar selinë e PD-së. Kreu i PD paralajmëroi kryeministrin se, nëse guxon të sulmojë selinë e PD-së, selia e socialistëve gjurmë nuk do të gjejë. Ai gjithashtu tha se protestat do të vijojnë në të...
Burimi:
argjiroja.net