Berisha: Palloshi i jep nuanca kësaj seance, çfarë do thoni kur Lubia ta marrë me vete?

Berisha: Palloshi i jep nuanca kësaj seance, çfarë do thoni kur Lubia ta marrë me vete?

Kreu i PD Sali Berisha nisi fjalën e tij në seancën e sotme në Parlament duke vlerësuar anëtarësimin e Shqipërisë në Bordin e Paqes, por më pas ai iu drejtua kryeministrit Rama, duke e cilësuar si “palloshi i Belindës’. Në këtë moment kryeparlamentari Peleshi e ka paralajmëruar Berishën për të liruar foltoren ose do të merren masa ndaj tij. “Të dashur qytetarë dhe qytetare! Kjo seancë sot, në vend se të dëshmojë atë që duhet të dëshmojë, qëndrimin tonë luajal në çështjet e sigurisë ndaj SHBA, vlerësimin tonë maksimal për njërën nga paqet më të vështira në historinë e paqes, siç ishte ta quajmë armëpushimi, ndërprerja e luftimeve në Gaza, figurat butaforike, Palloshi i Belindës, i jep kësaj seance nuanca… të lutem, nxirre jashtë Belindën...