Berisha në Strasburg: Narkoshteti dhe partia-shtet po shkatërrojnë zgjedhjet në Shqipëri!
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha deklaroi në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës në Strasburg se zgjedhjet në Shqipëri po shkatërrohen nga dy fenomene madhore: partia-shtet dhe narkoshteti. Ai theksoi se, ndryshe nga zgjedhjet e lira që i shërbejnë shtetit të së drejtës, farsa zgjedhore prodhon efektin e kundërt.Berisha akuzoi se krimi i organizuar ka shndërruar drogën në vota dhe votat në mbrojtje politike, duke përmendur deputetë të mbështetur nga kartele droge dhe bllokimin e drejtësisë. Lideri demokrat akuzoi drejtpërdrejt kryeministrin Edi Rama për pengimin e hetimeve dhe paralajmëroi për kapjen e institucioneve dhe keqpërdorimin e të dhënave shtetërore nga grupet kriminale.Fjala e plotëFaleminderit, zonja Kryetare. Mendoj se çështja e zgjedhjeve në krizë, por edhe jashtë krizës, ka si pyetje më themelore...
Burimi:
sot.com.al