Berisha: Lulzim Basha dhe Ervin Salianji janë një, si Dash Sula i Ramës!

Berisha: Lulzim Basha dhe Ervin Salianji janë një, si Dash Sula i Ramës!

Sot në një komunikim live me ndjekësit e tij, lideri demokrat Sali Berisha, tha ndër të tjera se “Lulzim Basha dhe Ervin Salianji janë njësoj dhe i shërbejnë vetëm Edi Ramës. Janë si Dash Sula që u bë vegël e kryeministrit”. Me tej Berisha shtoi se me 20 shkurt do ketë një përgjigje vendimtare ndaj kryeministrit dhe se fton krejt shqiptarët që ta rrëzojnë atë ditë. Por Berisha nuk shpjegoi nëse kërkesa e mijërave demokratë që të qëndrojnë ditë-natë në shesh, pra do të merret parasysh apo vetëm do të hedhin molotov dhe kaq. “Demokratët e presin përgjigjen, para se të nisen për Tiranë në shesh”, tha njeri prej komentuesve live. Ndërkohë Ervin Salianji vazhdon takimet me demokratët, siç thotë, dhe deklaron se lidershipi aktual...