Berisha: Fati i Ramës përcaktohet nga ai i Ballukut! Lubia ka kërkuar largimin e Spiropalit

Berisha: Fati i Ramës përcaktohet nga ai i Ballukut! Lubia ka kërkuar largimin e Spiropalit

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka dalë sot në një konferencë për mediat ku ka hedhur akuza të forta ndaj zv/kryeministres Belinda Balluku dhe kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar këtë të fundit tërësisht të varur politikisht prej saj. Sipas tij, Rama kërkon me çdo kusht të mbrojë Ballukun, pasi ajo, sipas Berishës, i garanton mbështetje edhe për të nëse ndodhet në vështirësi. Ai përmendi edhe atë që e quajti aktin e fundit të Ballukut, kërkesën për largimin e Elisa Spiropalit nga posti i ministres së Jashtme, duke pretenduar se mes tyre ka përplasje dhe intriga të brendshme. Berisha theksoi se këto nuk janë thjesht konflikte personale, por sipas tij tregojnë “plotfuqinë” e Ballukut ndaj Ramës. “Ajo ka realizuar çdo gjë, siç faktohet nga...