Berisha denoncon skandalin: Spanjollët sollën dosjen e plotë, koka e Meduzës së takimit është Edi Rama, lejtnantët…
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, lëshoi dje akuza të forta ndaj ish-kreut të SPAK-ut, Altin Dumani duke e cilësuar atë si ‘monstër të votës së lirë të shqiptarëve’ dhe duke e akuzuar se po fsheh emrat e zyrtarëve të qeverisë të përfshirë në dosjen e takimit në Aruba. Duke folur për mediat para ambienteve të SPAK-ut, Berisha tha se drejtësia shqiptare ka dështuar të hetojë krimet zgjedhore dhe lidhjet e pushtetit me krimin e organizuar, ndërsa denoncoi atë që e quajti përpjekje për të mbrojtur figurat politike të përfshira në aferën e Arubës. ‘Altin Dumani është monstra e votës së lirë të shqiptarëve. Kushtetuta e detyron të hetojë krimin zgjedhor, por nga 48 dosje të shqyrtuara kanë penalizuar vetëm një. Ndërkohë, farsa elektorale është...
Burimi:
sot.com.al