Berisha akuzon Ramën për përgjime masive: “AKSHI ka nxjerrë të dhëna sekrete të NATO-s”
Kreydemokrati Sali Berisha ka denoncuar kryeministrin Edi Rama, duke thënë se ai ka përgjuar dhe kontrolluar edhe të huajt në Shqipëri. Në konferencën me gazetarët, kryedemokrati tha se në kancelaritë evropiane nuk flitet për gjë tjetër veçse për AKSHI-n. Sipas Berishës, nga AKSHI janë eksportuar të gjithë të dhënat sekrete të Shqipërisë dhe ato të aleancës së Atlantikut të Veriut, tek organizatat kriminale dhe armiqtë e NATO-s “Situata është edhe më dramatike dhe po kundërmon në mbarë Europën. Në kancelaritë evropiane nuk flitet për gjë tjetër veçse për AKSHI-n. Dy arsye. Edi Rama ka përdorur AKSHI-n për të përgjuar dhe kontrolluar jo vetëm çdo qytetar shqiptar, por edhe çdo të huaj në Shqipëri. Nga AKSHI janë eksportuar të gjithë të dhënat sekrete të Shqipërisë dhe...
Burimi:
gijotina.com