Berisha: Adriana Kalaja është kërcënuar me jetë pasi denoncoi Ramën dhe bashkëshorten e tij
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi sot se anëtarja e Këshillit Kombëtar të PD-së, Adriana Kalaja, ka marrë kërcënime me jetë, të cilat ai i lidhi drejtpërdrejt me kryeministrin Edi Rama dhe bashkëshorten e tij, Linda Rama. Sipas Berishës, kërcënimet ndaj Kalasë kanë nisur prej më shumë se një muaji dhe lidhen me paditë që ajo ka depozituar në SPAK ndaj kryeministrit dhe bashkëshortes së tij për çështje që ai i cilësoi si “afera korruptive”. “Prej një muaji a më shumë, Adriana Kalaja ka marrë kërcënime me vdekje për paditë që i ka bërë Ramës dhe Linda Ramës në SPAK”, u shpreh Berisha. Ai shtoi se, ndonëse policia ka referuar rastin në Prokurori pas kallëzimit të bërë nga Kalaja, sipas tij çështja nuk ka...
Burimi:
gijotina.com