Benet Beci: Nis asfaltimi i rrugës së Zogajve
Kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, ka njoftuar se investimi në rrugën e Zogajve ka hyrë në një fazë të rëndësishme, pasi ka nisur procesi i asfaltimit. “Investimi në rrugën e Zogajve po hyn në një tjetër fazë të rëndësishme: ka nisur asfaltimi. 🚧Një ndër zonat më të bukura të Liqenit të Shkodrës, që për vite ka mbetur e izoluar, po transformohet dhe po lidhet më mirë me Shkodrën dhe me kufirin me Malin e Zi.Ky investim po i jep më në fund aksesin dhe zhvillimin që meriton kjo perlë të natyrës”, shkruan Beci në postimin e tij në Facebook.
Burimi:
kohajone.com