Benet Beci: Karta e Studentit, një investim konkret për të rinjtë e Shkodrës
Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, ndan një lajm të rëndësishëm për studentët e qytetit, duke e cilësuar Kartën e Studentit si një mbështetje reale dhe një hap të fortë drejt fuqizimit të të rinjve. Postimi i plotë: Karta e Studentit është gati.🤩📗📜Mbi 3700 të rinj që studiojnë në qytetin tonë do të kenë tashmë një mbështetje konkrete në përditshmërinë e tyre.Në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Sportit dhe Universitetin “Luigj Gurakuqi”, sjellim një instrument që përkthehet në përfitime reale:më shumë se 100 lehtësira në të gjithë vendin,zbritje deri në 70% në biznese partnere,shërbime falas dhe oferta ekskluzive.Kjo kartë është një investim tek studentët, tek energjia dhe e ardhmja e Shkodrës.Aplikimi online ose në sportel.Shumë shpejt në duart e tyre.
Burimi:
kohajone.com