Burimi:
zeri.ai
Foto © zeri.ai
Benet Beci i pandehur për herë të dytë, si e “dogji” Evis Berberi: 500 mijë euro për profesorët e Harvardit, 320 për ne me dy klasë shkollë (AFERA)
ervis berberi-benet beci TIRANË- Kryebashkiaku i Shkodrës Benet Beci është paraqitur këtë të premte në ambientet e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), ku ka qëndruar për rreth 2 orë. Becit i është komunikuar mbyllja e hetimeve dhe ëshë marrë zyrtarisht i pandehur. Për çfarë akuzohet kryebshkiaku socialist? Benet Beci akuzohet për një tender me vlerë deri në 800 mijër euro, me objekt zhvillimin e sektorin energjitik, kur kryebashkiaku ka qenë në krye të KESH. Bëhet fjalë për një tender të zhvilluar në dhjetor të vitit 2019, ku e akuzuar është edhe Adela Ruko, bashkëshortja e ish-kreut të ARRSH-së Evis Berberit. Si ra në "rrjetën" e SPAK Benet Beci? Gjithçka nisi gjatë hetimeve për ish-drejtorin e rrugëve Evis Berberi, telefoni i të cilit i...