Burimi:
sot.com.al
Foto © sot.com.al
Belinda Balluku kërkoi heqjen e masave të sigurisë, Apeli i GJKKO tërhiqet për vendim
Apeli i GJKKO është tërhequr për të marrë vendim lidhur me kërkesën e zv.kryeministres Belinda Balluku, si edhe dy vartësve të saj, Gentian Gjyli dhe Erald Elezi, për heqjen e masave të sigurisë të caktuara ndaj tyre me vendim të GJKKO. Vetë ministrja e Infrastrukturës nuk ishte e pranishme në seancë, ndërsa u përfaqësua nga dy avokatët e saj. Ndërsa drejtori i ARRSH-së, Gentian Gjyli dhe ai i KESH, Erald Elezi, të cilët ndodhen nën masën e sigurisë “arrest shtëpie”, u paraqitën të shoqëruar nga përfaqësuesit e tyre ligjorë.