Belgjika bën bilancin e operacioneve të dala nga SkyECC: Droga në Amerikën Latine kontrollohej nga shqiptarët dhe…

Belgjika bën bilancin e operacioneve të dala nga SkyECC: Droga në Amerikën Latine kontrollohej nga shqiptarët dhe…

Autoritetet belge kanë bërë një bilanc të asaj që ka ndodhur me operacionet e zhvilluara në bazë të përgjimeve nga SkyECC, kur kanë kaluar pothuajse pesë vjet që kur nisi operacioni më i madh policor ndonjëherë në Belgjikë. Mes statistikave një “vend nderi” zënë edhe shqiptarët, ku autoritetet bëjnë me dije se 1 e treta e mesazheve të shkëmbyera në SkyECC ishin në gjuhën shqipe. “Kartelet e drogës nga Ballkani në veçanti duket se kanë fituar terren në Belgjikë. Për shembull, një e treta e mesazheve të koduara ishin në shqip, gjuha amtare e 578 të dyshuarve. Kjo është arsyeja pse Belgjika po punon ngushtë me zyrën e prokurorit publik shqiptar në rastet e Sky ECC. Të dhënat e Sky ECC belge kanë ndihmuar tashmë...