Bëhuni gati! IGJEUM paralajmëron: Ja çfarë do të ndodhë me motin ditët e para të vitit

Bëhuni gati! IGJEUM paralajmëron: Ja çfarë do të ndodhë me motin ditët e para të vitit

Instituti i Gjeoshkencës ka ndarë një parashikim mbi situatën meteorologjike të pasdites së sotme, e enjte (1 janar), dhe nesër, e premte (2 janar). Sipas parashikimit, temperaturat e ulëta mund të shkaktojnë ngrica, veçanërisht në zonat malore dhe kodrinore, duke krijuar vështirësi në transportin rrugor. Parashikimi i reshjeve: Sot pasdite nuk priten reshje të konsiderueshme. Nesër, priten reshje mesatare deri lokalisht intensive shoqëruar me shtrëngata në qarqet Shkodër dhe Kukës. Në qarqet Dibër, Lezhë, Elbasan, Vlorë dhe Gjirokastër priten reshje të dobëta deri mesatare, ndërsa në qarqet e tjera reshjet do të jenë të dobëta. Në zonat e Alpeve pritet dëborë e dendur, ndërsa në Veri, Lindje dhe Juglindje, në lartësitë mbi 600 metra nga niveli i detit, parashikohen reshje të dobëta dëbore. Temperaturat: Nesër...