Begaj uron shqiptarët për Vitin e Ri: Familja i jep forcë shoqërisë sonë
Presidenti Bajram Begaj ka uruar për Vitin e Ri 2026 përmes një videomesazhi ku lartëson vlerat e familjes dhe forca e shqiptarëve për të ecur përpara. “Sonte, teksa jeni mbledhur rreth tryezës festive me familjen dhe njerëzit tuaj të dashur, dëshiroj t’ju marr vetëm pak çaste për t’ju uruar përzemërsisht Vitin e Ri! Nata e ndërrimit të viteve është koha e reflektimeve, momenti kur ndalemi për të parë çfarë lamë pas dhe për të projektuar shpresat tona për motmotin e ri. Kjo është, mbi të gjitha, festa e familjes. Vlerat që rriten brenda saj janë pikërisht ato që i japin forcë dhe qëndrueshmëri mbarë shoqërisë sonë”, tha Presidenti. “Kujdesi për brezin e ri nuk është thjesht një ndjenjë, por një zgjedhje e mençur për të...
Burimi:
opinion.al