Burimi:
zeri.ai
Foto © zeri.ai
Begaj dekreton lirimin nga detyra të ambasadorit të Shqipërisë në NATO, Ilir Gjonin
ilir gjoni-bajram begaj TIRANË- Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar këtë të premte lirimin nga detyra të Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në NATO, rezident, Ilir Gjoni. Dekreti ka hyrë menjëherë në fuqi, ndonëse nuk janë dhënë arsyet zyrtare, pasi Gjoni ka pasur edhe 1 vit mandat. Ndërkohë, nuk është bërë me dije se cili do të jetë pasuesi i tij. Njoftimi i Presidencës: "Dekret për lirim ambasadori nga detyra. Në mbështetje të nenit 92, shkronja “dh”, nenit 93 të Kushtetutës, si dhe nenit 26, pika 2 të ligjit nr. 23/2015, “Për shërbimin e jashtëm të Republikës së Shqipërisë”, me propozim të Kryeministrit, D E K R E T O J: Neni 1, Zoti Ilir Gjoni lirohet nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të...