BE investon 11 milionë euro, Mirdita mes bashkive të përzgjedhura për programin e ri evropian
Si një nga bashkitë e përzgjedhura, Mirdita u bë pjesë e lançimit të fazës së dytë të programit “BE për Bashkitë” (EU4Municipalities), një nismë me vlerë 11 milionë euro që synon forcimin e qeverisjes vendore dhe përmirësimin e shërbimeve publike në Shqipëri. Programi fokusohet në zhvillimin ekonomik lokal dhe përafrimin e bashkive me standardet evropiane. Në kuadër të Javës së Evropës 2026, në Bashkinë Mirditë u zhvillua aktiviteti rajonal për prezantimin e kësaj faze të re të programit, ku morën pjesë përfaqësues të Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri, institucione qendrore e vendore, partnerë ndërkombëtarë, organizata të shoqërisë civile dhe qytetarë. Kryetari i Bashkisë Mirditë, Albert Melyshi, e cilësoi Javën e Evropës si një moment të rëndësishëm reflektimi mbi rrugëtimin evropian të Shqipërisë dhe partneritetin...
Burimi:
top-channel.tv