“BBC” i kushton vëmendje protestave në Tiranë, përmend mbështetjen e Dua Lipës: Frymëzuese!
Protestat e zhvilluara në Tiranë kundër qeverisë shqiptare kanë marrë vëmendjen e medias ndërkombëtare. “BBC Global Woman” ka raportuar për tubimet që, sipas saj, kanë nisur që prej fundit të muajit maj dhe janë përqendruar fillimisht kundër një projekti të planifikuar në zonën e mbrojtur të Zvërnecit. Media britanike ka theksuar pjesëmarrjen e mijëra qytetarëve në protestat e zhvilluara në kryeqytet, ndërsa ka sjellë në vëmendje edhe reagimin e këngëtares shqiptare me famë botërore, Dua Lipa. Sipas “BBC”, gjatë një episodi të podcastit të saj të publikuar më 14 korrik me shkrimtaren dhe akademiken shqiptare Lea Ypi, Dua Lipa i cilësoi protestat si një zhvillim frymëzues. “E gjej shumë frymëzuese ta shoh sa shumë u intereson njerëzve. Ditë pas dite ata po dalin në rrugë”,...
Burimi:
gijotina.com